I dashuri i aktores kosovare Adriana , Keith Zabe Groeneveld është shfaqur sonte në një restorant duke darkuar me aktoren derisa ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta përshkruar lidhjen e tyre. E fjalët romantike nuk i ka kursyer edhe aktorja kosovare.
Por, ajo çfarë ka bërë përshtypje të statusi i Keith për Adrianën ishte fraza e parë e statusit të tij ku ai paralajmëron fillimin e një “gjëje të bukur”.
Darka që ai ka kthyer është bërë për ditëlindjen e tij në një restorant peshku.
“Fillimi i një gjëje të bukur. Në mbrëmjen e ditëlindjes time Zoti ma dha një dhuratë të mrekullueshme dhe ajo ishe ti”, ka shkruar ai.
Shprehja “Fillimi i një gjëje të bukur” tregon se çifti janë duke u përgatitur për një fazë tjetër të marrëdhënieve të tyre.
Cila do të jetë ajo mbetet të shihet në javët dhe muajt në vazhdim? Pse jo, fejesa apo martesa!
Ndërkaq kundërpërgjigja e Adrianës për Keith po ashtu ishte interesante.
“Dashuria ime, zemra ime, shpirti i im i mrekullueshëm! Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dashurinë që ndiej për ty”.