I riu kosovar, Leonard Mulaku, “kancelari” më i ri gjerman


Ai është vetëm 15 vjeç dhe njihet si një ndër më të rinjtë që kanë mbajtur praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel
Gjermania, është sigurisht një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional është shumë e madhe.

Këtë mundësi më së miri duket se e ka shfrytzuar Leonard Mulaku, i cili vie nga Vushtrria është zgjedhur “kancelari” më i ri praktikant në moshë, në Gjermani.
Ai në rrjetet sociale ka ndarë disa fotografi me liderë të ndryshëm gjermanë, përfishrë edhe kancelaren Angela Merkel.