Spasovski për ditëlindjen e Ahmetit: Janë dënuar të gjithë ata që ishin në tavolinë pa maska

Në lidhje me festën për ditëlindjen e liderit të BDI-së Ali Ahmeti në objektin e Ministrisë për Sistem Politik, Ministri i MBP-së Oliver Spasovski thotë se të gjithë janë dënuar.

“Janë shqiptuar sanksione kundërvajtëse në vlerë monetare, për të gjithë funksionerët që ishin në tavolinë pa maska, pa marrë parasysh a janë ministra, zv/ministra ose drejtoria, sepse nuk kanë respektuar protokollet që ne i kemi vendosur.

E dini se është paralajmëruar edhe kontroll i jashtëzakonshëm inspektues nga Inspektorati i punës” – deklaroi Spasovski.