Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Amerikë ka marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit. Me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqet e veshur si infermiere tregon se vaksina është e vetmja mënyrë për të mundur virusin.
Sa i përket fotografisë me veshje infermiereje, e ka realizuar në xhirimet e një filmi gjatë muajit të kaluar, por arsyeja e publikimit është për të treguar mbështetje për punonjësit që janë në vijën e parë të betejës me sëmundjen.
“Sapo jam vaksinuar dhe ia rekomandoj me forcë kujtdo që është në gjendje të marrë vaksinën COVID -19. Është koha për të dalë në krye të virusit dhe për ta mposhtur atë një herë e përgjithmonë.
PS: Kjo foto është nga filmi që kam xhiruar muajin e kaluar – nuk ka dalë akoma, por desha të tregoj mirënjohjen time për punonjësit në vijën e parë – heronjtë tanë të vërtetë!
Shërbimi juaj vetëmohues ndaj komunitetit më të madh po na ndihmon të gjithëve të kalojmë këto periudha të vështira. Ju keni mbështetjen time dhe vlerësimin e përzemërt për gjithçka që bëni”, shkroi Bleona.
https://www.instagram.com/p/CJwGQs9McGR/