Institucioni më i lartë ligjvënës në ShBA, Dhoma e Përfaqësuesve dje është sulmuar nga protestuesit e dhunshëm pro-Trump të cilët kaluan barrikadat e policisë dhe u futën në ambientet e brendshme të Kongresit dhe Senatit amerikan.
Qindra protestues prej të cilëve kishte edhe të armatosur thyen dyert dhe dritaret e Capitol Hill në Uashington DC dhe u futën brenda për të penguar certifikimin e votave të Kolegjit Zgjedhor nga ligjëvënësit amerikanë të cilët do ta zyrtarizonin fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Turmat e njerëzve që u futën brenda ambienteve të Capitol Hill në dy dhomat e Kongresit thyen dyer e dritare, prishën statujat e shumta dhe kthyen përmbys zyret e kongresistëve dhe senatorëve amerikanë.