“SHBA, demokracia më e madhe në botë” – Prokurori thirrje Trump: Largoji ata

Prokurori i Përgjithshëm Karl A. Racine me anë të një deklarate i bëri thirrje Trump, që tu kërkonte qytetarëve të largohen nga Capitol Hill.

“Ne i bëjmë thirrje Presidentit Trump që menjëherë t’u thotë mbështetësve të tij, të cilët po shkelin rregullat dhe kanë shkelur Kapitolin, të ndalin, të heqin dorë dhe të kthehen nga kanë ardhur në një mënyrë paqësore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë demokracia më e madhe në botë”- tha prokurori.

“Ne e nxisim Presidentin Trump të bëjë atë që ai nuk ka bërë ende, por që ai duhet të bëjë: të urdhërojë mbështetësit e tij të largohen dhe të përqafojnë plotësisht kalimin e pushtetit te Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja e zgjedhur Kamala Harris.