Agim Veliu pendohet: Thotë se mund të kërkoj falje për deklaratën ndaj Vjosa Osmanit


Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu tha se deklarata e tij ndaj Vjosa Osmanit për të cilën tha se është ‘’e gjerë’’ dhe i duhet hapësirë për të mbetur në LDK është keqkuptuar dhe nuk kishte për qëllim që me këtë deklaratë ta fyente Osmanin.

Ai në emisionin Debat Plus, tha se edhe mund të kërkojë falje nëse ka bërë dikë të ndihet keq me këtë deklaratë.

“Qëllimi i deklarimit tim nuk ka qenë që ta fyejë atë sikurse është keqkuptuar deklarata ime por unë kam thanë që nuk e kam ditë që është aq sa t’i lirojë vendin një kryesi e një subjekti politik… Nuk ka qenë me qëllim që ta fyej”, tha Veliu në Debat Plus. Veliu tha se kishte ndjerë keqardhje pasi deklarata e tij ishte keqkuptuar.

“Vërtet nuk e kam menduar në atë kuptim. E kam thënë atë që e kam thënë dhe nëse dikush është ndier keq me atë deklarim sigurisht që mund edhe të kërkoj falje sepse është hera e parë që më del diçka e tillë në opinion. Nuk e kam fy askënd në asnjë bazë”, tha Veliu.