Grubi u bën thirrje institucioneve të shqiptojnë dënime për fotografinë pa maska


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi në deklaratë për “360 gradë”, thotë se bashkërisht me funksionarët dhe udhëheqësinë e BDI-së marrin përgjegjësin e plotë dhe ju bëjnë thirrje institucioneve që të dënojnë për mosmbajtje të maskave.

“Reagimet e opinionit për fotografinë pa maska janë të arsyetueshme dhe konsideroj se gabuam për një moment me publikimin dhe e njëjta përçon mesazh të gabuar. Krahas kujdesit personal dhe familjar bashkërisht me shëndetin publik, ne të zgjedhurit duhet të jemi shembull me veprime”, tha Grubi.

Ai thotë se po ndërmarrin përgjegjësinë e plotë dhe se janë të gatshëm t’i marrin pasojat dhe t’i respektojnë vendimet.
“U bëj thirrje institucioneve kompetente që të shqiptojnë masa të cilat do t’i respektojmë siç qytetar tjetër”, tha Grubi.