Deputetja Donika Kadaj-Bujupi i është gëzuar lajmit se FSK do të marrë pjesë në misione paqeruajtëse.
“FSK po merr formen e saj me detyrat e pergjegjesit qe i takojne nderkohe qe Beogradi vazhdon te vajtoje ne iluzionet e moqme”, shkroi ajo në Facebook.
Shkrimi i plotë i Kadaj-Bujupi në Facebook:
E lumtur qe ne seancen e fundit votova per vajzat dhe djemte tane ne uniforme.
FSK po merr formen e saj me detyrat e pergjegjesit qe i takojne nderkohe qe Beogradi vazhdon te vajtoje ne iluzionet e moqme.
Urime Ushtrise sone, na befshi krenare!
Kuvendi ka votuar pro dërgimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë dhënë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit të Iowas, SHBA.