Nga 31 të lënduarve në Ferizaj, në mesin e tyre ka edhe fëmijë


Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për Gazetën Express se numri i të lënduarve ka shkuar në 31 si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Ferizaj.

Teksa foli për Express, Beqiri tha se viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.

Po ashtu si pasojë e gjendjes së rënduar, 7 persona janë nisur për shërim në QKUK në Prishtinë. “Shpresojmë që të mos kemi raste me pasoja fatale”, përfundoi Emini.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes. Ndërsa, nga Spitali i Feriajit kanë treguar për gjendjen e të lënduarve që kanë kërkuar trajtim në këtë spital. Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i shihni në linkun e lajmit më poshtë.