Gjashtë kandidatë janë në listë për zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen sot në Turqi, fituesi i të cilave do të ketë pushtete të shtuara, në përfundim të një rishikimi kushtetues të miratuar nga referendumi në muajin prill 2017.
Muharrem Ince
I lindur më 4 maj 1964 në Yalova (veriperëndim), Muharrem Ince, një ish-profesor i fizikës, ka krijuar të papritura gjatë kësaj fushate në sajë të stilit të tij luftarak.
Ai u zgjodh për të përfaqësuar Partinë Republikane të Popullit (CHP), edhe pse ai ka dështuar dy herë në marrjen e kryesimit të partisë në të kaluarën.
Meral Aksener
Meral Aksener, e lindur më 18 korrik 1956 në Izmit (veriperëndim)nord-ouest), ka qenë e para nga opozita që ka njoftuar kandidaturën, nën flamurin e Bon Parti (Iyi Parti) që e themeloi në muajin tetor.
Kjo nacionaliste konservatore, nënë e një djali, ka qenë ministre e Brendshme në vitet 1990 dhe për një kohë të gjatë ka qenë anëtare e MHP-së, një parti ultranacionaliste, tashmë aleate e Erdoganit.
Selahattin Demirtas
Selahattin Demirtas, i lindur më 10 prill 1973 në Diyarbakir (juglindje), u zgjodh si kandidat i Partisë Demokratike të Popullit (HDP), edhe pse është i ndaluar që prej nëntorit 2016.
Temel Karamollaoglu
I lindur më 7 qershor 1941 në Kahramanmaras (jug), Temel Karamollaoglu i Partisë së Lumturisë (SP), ka qenë tre herë deputet, veçanërisht për Partinë për Prosperitet (Refah).
Sipas biografisë së publikuar në faqen e partisë së tij, ai ka qenë gjithashtu një bashkëpunëtor i afërt i Necmettin Erbakan, mentori në politikë i Erdogan.
Dogu Perinçek
I lindur më 17 qershor 1942 në Gaziantep (jug), Dogu Perinçek drejton Partinë Patriote (Vatan).
Ky njeri i ligjit, baba i katër fëmijëve, është burgosur disa herë, veçanërisht pas grushtit të shtetit në vitin 1980.
Pjesa më e madhe e kandidatëve të opozitës konfirmuan se në rast fitoreje, ata do të mbanin sistemin parlamentar aktual.
Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave që prej turit të parë një i dytë do të zhvillohet më 8 korrik:
Recep Tayyip Erdogan
Presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, i lindur më 26 shkurt 1954 në Stamboll kandidon të dielën për një mandat të ri.
Ky baba i katër fëmijëve është në krye të vendit që prej vitit 2003, si kryeministër dhe tashmë si president që prej vitit 2014. Ai e filloi karrierën politike si kryetar i Bashkisë së Stambollit në vitin 2014 dhe krijoi në vitin 2001 Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), një makinë e vërtetë që ka fituar zgjedhjet dhe që ka dominuar skenën politike që prej zgjedhjeve të vitit 2002, shkruan ATA.