“Janë shitur mbi 10 fëmijë” Rrëfehet e motra e Zhanetës dhe Kristinës: Përparimi i përdori për prostitucion

Një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor. Përparim Ademi vr*au me ar*më zj*arri dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin në banesën e tyre në Astir. Më i rëndë është fakti që ngjarja ndodhi në sytë e Anxhelos, djalit 14 vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit.
Zhaneta dhe Përparimi kishin marrëdhënie dashurie mes tyre. Përparimi kishte njohur fillimisht Kristinën, e kishte shfrytëzuar si pr*ostitut dhe më pas kishte marrë dhe Zhanetën që e kishte shfrytëzuar po ashtu. Përparimi ka fëmijë me të dy motrat.

Motra e dy vik*timave, Adriana ka dhënë një intervistë ekskluzive ku ka bërë deklarata të forta ndaj autorit të kr*imit të rëndë. Sipas saj, janë shitur mbi 10 fëmijë të motrave të saj, dhe se Përparimi i ka dërguar në Selanik për pros*titucion.
“Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si pros*titutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën të babai, ka qenë 15 vjeçe.

Babai im i tha se do të të denoncoj, kur i tha se do të denoncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërc*ënuar me thikë.
Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë.

Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën.
Motrën e madhe e la, pasi nuk bënte më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka va*rur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tor*tura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne den*oncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”, ka thënë ajo.