Adelina Ismajli tregon pse e vendosi kryqin në qafë

Në “Tete a tete” me Adelinen, e ftuar në emisionin festiv është Zanfina Ismajli, e cila edhe një herë ka treguar origjinalitetin e saj.
Zanfina dhe Adelina i kanë bërë pyetje njëra tjetrës dhe kjo strategji dukej mjaftë interesante.
Zanfina, ka drejtuar pyetje të ndryshme drejtë të motrës ku e ka pyetur edhe për kryqin në qafen e saj, shumë të përfolur në media dhe popull.

Adelina ka përmendur emra shqiptar si Skënderbeu, Gjergj Fishta, Nënë Tereza e Anton Çeta, të cilët janë shqiptar të mëdhenj të krishter. Këngëtarja sikur donte të thoshte se kryqi në qafen e saj ishte si mirënjohje për këto figura historike shqiptare.
Ajo, gjithashtu tregoi që është pro perëndimit dhe asaj çfarë ka bërë perëndimi për vendin tonë.