Një tinejxher ka su*lmuar një zyrtar policor në lagjen Kisella Vodë, teksa ky i fundit ka ndaluar të riun duke ia kërkuar letërnjoftimin.
Pasi që i riu ka refuzuar të legjitimohet, ka filluar të sillet në mënyrë agr*esive dhe fiz*ikisht të përballet me njërin nga policët. Nga MPB thonë se 18-vjeçari është arr*estuar në stacion policor.
“Zyrtar policor kanë privuar nga liria 18 vjeçarin M.T nga Shkupi, i cili gjatë legjitimimit, për shkak sjelljes agresive ndaj një personi, ka filluar në mënyrë agresive të sillet edhe ndaj zyrtarëve policor dhe fizi*kisht ka su*lmuar njërin prej tyre duke dëmtuar edhe xhamin e derës së përparme të banesës”, thuhet në raportin e policisë.
Kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat pas kompletimit të plotë të rastit.