Latifi: Fjala “veteran” është bërë sinonim i fjalës “mashtrues”

Analisti politik, Blerim Latifi ka thënë se fjala veteran, është bërë sinonim i fjaës mashtrues, kjo pasi shumë prej tyre janë të rrejshëm. Latifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo fjalë po i bën veteranët e vërtetë të ndihen keq.

“Falë këtij fakti sot fjala “veteran” pothuajse është bërë sinonim i fjalës “mashtrues”, duke bërë që edhe veteranët e vërtetë të ndihen keq dhe t’u vij marre nga kjo fjalë.”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:

Është absurde dhe cinike të kremtohet dita e veteranëve, derisa në listat shtetërore të veteranëve figurojnë mijëra e mijëra veteranë të rrejshëm.Falë këtij fakti sot fjala “veteran” pothuajse është bërë sinonim i fjalës “mashtrues”, duke bërë që edhe veteranët e vërtetë të ndihen keq dhe t’u vij marre nga kjo fjalë.

https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/411246016687043