Vitet e fundit kanë qenë vitet e Adriana Matoshit, aktores kosovare e cila u bë më e angazhuara në botën e filmit në Kosovë.
Ajo, luajti si protagoniste në pjesën më të madhe të projekteve filmike vendore, duke shkëlqyer kudo, e madje edhe duke fituar disa çmime në festivale ndërkombëtare, ku kishin shkruar filmat ku ajo kishte luajtur.
Aktorja që famën në masë të madhe e fitoi me rolin e naives “sasa” në “O sa mirë”, së fundi është përfolur për jetën e saj private dhe lidhjen me një futbollist nga Afrika.
Adriana këto ditë është vetëm dhe pak e mërzitur, pasi i dashuri ka shkuar për ca ditë në vendin e tij, duke e lënë vetem për pak kohë, sigurisht për tu çmallur me personat e tij të dashur.