Ditën e sotme një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.4 goditi Kroacinë. Mediat vendase bëjnë me dije se tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha edhe nëpër spitale, sidomos në atë të Zagrebit, ku pacientët dhe mjekët dolën të gjithë në rrugë.
Pas tërmetit disa prej tyre u mblodhën përpara Spitalit Holy Spirit, ku shihen të qëndrojnë në barrela, ndërsa ka edhe nëna me fëmijë të vegjët që qëndrojnë të mbuluar me batanie jashtë spitalit nën teperaturat e ftohta të dimërit.
Sipas infromacioneve, njoftohet se rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një vajzë vetëm 12 vjeç ka humbur jetën shkak i tërmetit shkatrimtar. Nga forca e madhe goditës në disa zona të qyteti ka pasur të çara edhe në asfaltin e rrugëve.
Pas tërmetit drejtori i spitalit të Sisakut, Tomislav Dujmenović, iu shpreh për HRT se dëmet në spitalin e këtij qarku nga tërmeti i fortë janë të mëdha.