Tërmeti i fuqishëm prej 6.3 shkallë të Rihter ka god*itur Kroacinë, e dridhjet u ndjenë në gjithë Ballkanin. Raportohet për vik*timën e dytë në Glina në Kroaci.
Sipas EMSC, tërmeti ishte i fuqisë 6.3 dhe kishte qendrën 46 kilometra nga kryeqyteti Zagreb, dy kilometra në jug nga vendbanimi Petrinje në Kroacinë qendrore. Raportohet për viktima në Kroaci si pasojë e tërmetit.
Pas dridhjes nga i pari u ndje edhe një tjetër që ishte më i dobët – 4.5 shkallë.
Kishte raporte për tërmete në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.
Raportohet nga kryetarja e komunës së Glinës në Kroaci se edhe një person nga Majske Poljane ka vde*kur, ndërsa një familje po përpiqen ta shpëtojnë nga rrënojat.