Mediat britanike: Njihuni me 20-vjeçarin shqiptar që jep këshilla si të futeni ilegalisht në Angli


Poza me makina të shtrenjta dhe foto duke shijuar pijen në restorante të kripura, shqiptari Dijonis Biba nuk e ka problem që të tregojë jetën luksoze që bën. Kështu e përshkruan tabloidi britanik Mail Online të riun nga veriu i Shqipërisë që tashmë jeton në Angli.
Megjithatë, në mediat sociale, Biba si duket nuk “promovon” vetëm jetën e tij të shtrenjtë, por edhe këshilla për mënyrat sesi mund të futesh ile*galisht në Britaninë e Madhe.

Sipas asaj që shkruan Mail Online, reperi 20-vjeçar për YouTube për të shpërndarë njohjet e tij rreth hyrjes në Britani në mënyrë të pal*igjshme. Udhëzimet e tij, që thuhet të jenë parë mbi 100 mijë herë, përfshijnë këshilla sesi të përdorni ID false, aeroportet këto dokumente fa*lse nuk do të dedektohen, si dhe mënyrat sipas të cilave mund të kërkoni azil.
Mali Online shkruan më tej: “Me origjinë nga veriu i Shqipërisë, 20-vjeçari ka një numër të madh ndjekësish nga vendlindja e tij. Biba ka publikuar foto të tijat duke pirë në taracën e The Shard, duke veshur rroba firmato dhe duke pozuar pranë makinave sportive. Ylli i hip-hopit po ashtu mban chate live nga Londra.”

Biba, sipas mediave britanike, e tregon hapur sesi u fut në Britani ileg*alisht, dhe se çfarë e pret nëse zbulohet.
Madje, në një video të publikuar fillimisht në Instagram e më pas postuar në YouTube, ai përdori Google Map për t’i treguar rrugën një shoku që mori në Angli duke përdorur një ID italiane false.
Kurse, në një video nga shtatori i vitit të kaluar, e cila është parë mbi 30,000 herë, ai përshkroi se si një emigrant mund të kalojë nga Irlanda si një derë për të hyrë në Britani duke përdorur kartat e identitetit rumune të rreme.
“Mund të merrni karta rumune nga Spanja, dhe të niseni për në Dublin. Kur të arrini në Dublin për të kërkuar azil, atëherë merrni një tjetër letërnjoftim të rremë që ju kushton 300 euro për të shkuar deri në Londër.