MPB-ja shpall konkurs për 600 policë


Ministria për Punë të Brendshme ka shpallur konkurs për pranimin e 600 policëve të rinj. Janë hapur vende pune në më shumë sektorë dhe atë: Në Sektorin për Punë të Brendshme-Shkup kërkohen 100 policë, në Sektorin për Punë të Brendshme Strumicë, Ohër, Manastir dhe Kumanovë si dhe në Qendrën rajonale për punë kufitare Veri kërkohen 50 policë.

Nga 30 policë do të punësohen në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, Veles, Shtip si dhe në Qendrat rajonale për punë kufitare Perëndim dhe Jug dhe në Njësitin për mbrojtje të personave të caktuar dhe objekteve dhe në Njësitin për intervenim të shpejtë. Ndërkohë që sipas konkursit të MPB-së nga 20 policë do të punësohen në Qendrat rajonale për punë kufitare në Lindje dhe në Njësitin për detyra speciale.