Deputeti nga radhët e PDK’së Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Hoti për keqmenaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Haxhiu tha se gjatë kësaj pandemie janë bërë vjedhje të mëdha, me disa kompani të cilat kanë përfituar miliona euro e që njëra nga to udhëhiqet nga një aktiviste e VV’së.
“Ka vjedhur gjatë pandemisë ky koalicion i shpresës, me një kompani ka përfituar mbi tre milionë euro, këtë kompani që e udhëheq një aktiviste e LVV-së. Përfitoi kontrata gjatë pandemisë, dhe ato kontrata i nënshkroi Arben Vitia. Në ato kontrata nuk shihej kualiteti prandaj duhet me pa se çfarë keni blerë nga 12 euro”, tha Haxhiu derisa edhe grisi veshjet mbrojtëse të mjekëve.
Haxhiu shtoi se vjedhjet janë bërë duke filluar nga thasët për kufoma gjatë pandemisë e deri tek Thesari i shtetit.