Dy fjalët më të kërkuara në Google në 2020


2020-ta ka qenë një vit sfidues për të gjithë botën kur shtetet u përballën me pandeminë e Covid-19 që ka shkaktuar shumë vik*tima dhe të infektuar. 12 muajt e fundit janë konsideruar si një nga vitet më të këqij në histori.

Megjithatë gjigandi më i madh i kërkimit në internet Google ka zbuluar se cilat kanë qenë dy fjalët më të kërkuara përgjatë këtij viti. Rezulton se fjalët më popullore dhe më të kërkuara në internet janë “vde*kje” dhe TikTok (TikTok është rrjet social për videot).

Këto të dhëna u përpiluan gjatë javës së kaluar. Në mesin e fjalëve më të kërkuara janë edhe “vaksina” “maskë” “papunësi”. Edhe Zoom aplikacioni i video-bisedave ishte ndër fjalët më të kërkuara.

Përpos pandemisë rëndësi morën edhe zgjedhjet presidenciale amerikane të Nëntorit me kandidatët Donald Trump dhe Joe Biden.