Prifti i Kishës Katolike të Kosovës, Don Lush Gjergji ka folur edhe për raportet e Kosovës me shtetin e Vatikanit në aspektin fetarë dhe ato politike.
Ai thotë se Vatikani vetëm formalisht nuk ka njohur shtetin e Kosovës, pasi raportet ekzistojnë.
“Vatikani nuk e ka njohur vetëm formalisht Kosovën si shtet. Vatikani ka dy segmente: Vatikani si seli e Kishës katolike dhe si shtet. Papa Françesku e ka bërë ngritjen e kishës tonë nga Kisha e Kosovës në Kishën Prizren-Prishtinë sikurse janë ipeshkvijtë në të gjithë botën. Prandaj në aspektin fetar ne jemi shumë në rregull. Aspekti shtetërorë është aspekt diplomatik”, tha ish-drejtuesi i Kishës Katolike në Kosovë.
Prifti thotë se politika është e ndarë dhe si drejtues fetarë ata nuk mund të ndërhyjnë në çështjen e njohjes nga Vatikani, por thotë se do të ofronte ndihmë nëse do t’iu kërkohej.
“Ne jo vetëm ndaj Vatikanit por edhe ndaj botës ne kemi shumë mangësi. Nëse diplomacia e Kosovës do të bënte punën e saj me siguri se edhe Vatikani do të na kishte njohur. Pa e bë ne pjesën tonë s’kemi të drejtë të presim se bota bënë pjesën e saj. Ne në aspektin fetar jo vetëm që jemi të njohur nga Vatikani por edhe jemi të privilegjuar”, ka thënë ai në “Personale” .
Lush Gjergji thotë se fati i drejtuesve të Kishës Katolike në Kosovë ka qenë i ndërlidhur me fatin e popullit si gjatë luftës edhe para e pas luftës.
“Neve po na mungon urtia e dialogut dhe bisedimit”, tha ndër të tjera Don Lush Gjergji,