Banorët e Strugës kërkojnë zgjidhje për problemin me mungesën e ujit të pijshëm. Në të kundërtën, kërcënojnë se do t’i aktivizojnë protestat, ndërkaq po përgatiten t’i padisin institucionet kompetente lokale. Mund të ketë ankesa deri te autoritetet kompetente. Të gjitha opsionet janë të hapura, por ankesat do të japin fryte për ndëshkimin e përgjegjësve…”-tha Vasko Joleski-aktivist civil, OJQ Kaprikon.
Për shkak të rrjedhës së ulët të burimeve në Shum dhe Belicë e Epërme të cilat janë gjysmë të zbrazëta, në periudha të caktuara të ditës uji ka presion të ulët, ndërsa në mbrëmje nuk ka aspak. Më kritike situata është nëpër ndërtesa kurse ka probleme edhe në disa nga zonat rurale. “Përshëndetje për Merkon. Është e papranueshme që një qytet, një qendër turistike, të ketë problem me ujin kur ne notojmë mbi ujë. Nëse nuk ke ujë, nuk ke turizëm, nuk ke asgjë… “
Përveç rezervuarëve të zbrazët, 30% e ujit në Strugë humbet për shkak të rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë. Nga ndërmarrja “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” thonë se po punojnë intensivisht për zgjidhjen e përhershme të problemit. Por opozita atje akuzon se problemi vjen nga vetë komuna.
Problemi kryesor këtu është ndërmarrja publike “Proakva” komuna dhe mosfunksionimi i institucioneve. Fakti është që është bërë punë jo-ekonomike në këtë ndërmarrje publike për vite me radhë. Është shitur edhe ndërtesa e kësaj ndërmarrjeje por nuk e dimë se ku përfunduan ato para… ”-tha Alen Dereban Anëtar i Këshillit Komunal (VMRO-DPMNE). Përndryshe qeveria lokale është duke punuar në një projekt për të tërhequr ujë nga Liqeni i Ohrit afër fshatit Kalishtë ku ka burime të pastra. Por tani për tani nuk jepet asnjë datë e saktë se kur do të realizohej projekti i tillë.