Arrestohet një person nga Tetova


Më 25.12.2020 rreth orës 20.00 është kryer kontroll në një objekt hotelierik në Tetovë, në pronësi të A.Sh. (24) nga Tetova ku është konstatuar se objekti punonte pas kohës së lejuar dhe kishte 12 mysafirë. A.Sh. është privuar nga liria, kurse objekti është i mbyllur përkohësisht, inspektorët nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut pasi të dokumentojnë rastin do të përgatitin parashtresë adekuate kundër A.Sh., në lidhje me nenin 206 të Kodit Penal të RMV-së.