Arjan Çani: Nëse do isha kosovar s’do e votoja Albin Kurtin, është krijuar një mit dhe më tremb e majta radikale

Arjan Çani ka folur me gazetarin Çim Peka mbrëmjen e sotme në lidhje me Albin Kurtin dhe shpalljen e tij si personazh i vitit nga media e Pekës. Çani tha se ai e meriton të shpallet i tillë, por shtoi se nëse do të sihte shtetas kosovar nuk do ta votonte Albin Kurtin. Dhe për këtë ai paraqiti dy arsye: Miti që është krijuar për të dhe bindjet politike majtiste që Kurti përfaqëson.

Çani tha:

Nuk e mbaj kur më ka ardhur Albin Kurti në studion time, por megjithatë them që jo më kot është shpallur nga ju personi i vitit. Megjithatë unë nuk do e votoja po të isha shtetas kosovar. S’do e votoja sepse është krijuar një mit për të, dhe mendoj që ky mit duhet të rrëzohet. Dhe tjetër, Kurti vetë dhe ata që e mbështesin përfaqësojnë të majtën radikale, mua më tremb kjo ndaj s’do e votoja.