Fërçkovski pozitiv me KOVID-19, shtrihet në spital

Ish-ministri i brendshëm dhe profesori universitar, Lubomir Fërçkovski ka rezultuar pozitiv me KOVID-19 dhe se është hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup.

Siç bëhet e ditur, Fërçovski ka ndjerë plogështi, temperaturë të lartë dhe se kjo ka bërë që ai të shtrihet në spital.

Mjekët e klinikës infektive theksuan se gjendja e tij është stabile dhe se është vlerësuar se ai do të duhet të qëndrojë për trajtim mjekësor.