Haraçinasi hynë me veturë në sheshin e Shkupit


Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje rreth orës 19, është kapur dhe sanksionuar personi me iniciale B.A nga Haraçina, i cili me automjetin e tij Bentley ka lëvizur nëpër qendrën e qytetit të Shkupit dhe ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve të pranishëm aty.

Ministria e Punëve të Brendshme, në kumtesë shton se edhe në periudhën në vazhdim në mënyrë rigoroze do t’i sanksionojë të gjithë ata që prishin rendin dhe qetësin e qytetarëve.