Sqarohet edhe MPB Shkup: Njëherë nga Bllaca na njoftuan se nevojitet PCR test, pastaj e tërhoqën


Sqarohet edhe MPB Shkup. Nga atje thonë se mbrëmë nga pika kufitare e Kosovës kanë marrë njoftim se nga data 23 dhjetor 2020 për hyrje në Kosovë për shtetas të Maqedonisë është i nevojshëm testi PCR, por sot në mëngjes kanë marrë një njoftim tjetër në të cilin thuhet se testi PCR nuk është i nevojshëm.