Zjarrfikësit e Strumicës e shpëtojnë 26-vjeçarin e aks*identuar, me mjete hidraulike e nxjerrin nga makina

Zjarrfikësit e Strumicës të martën në mesnatë kanë realizuar një aksion, në të cilin e kanë shpëtuar një person, i cili ishte rrokullisur me makinën e tij.
Siç njoftojnë ata në Facebook, aksionin për shpëtimin e 26-vjeçarit e kanë marrë në ora 00:48, në bulevardin “Klimenti i Ohrit”, në Strumicë.

“Të martën (22.12.2020, në ora 00:48, në bulevardin ‘Klimenti i Ohrit’, në afërsi të stacionit të autobusëve, me një makinë zjarrfikëse dhe 6 zjarrfikës-shpëtues, kemi intervenuar në aksidentin në trafik, në të cilin ka marrë pjesë një makinë e llojit ‘Mercedes’”.

“Janë përdorur mjete speciale hidraulike për nxjerrjen e personit të lënduar nga makina, i cili më pas i është dorëzuar ekipit të ndihmës së shpejtë”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve të Strumicës.
Ndërsa edhe MPB e ka konfirmuar këtë aksident, prej ku thonë se bëhet fjalë për 26-vjeçarin S.G, i cili duke e drejtuar makinën e tij “Mercedes” e ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.
Ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4061144850581273&id=2516377175058056