A mund të tërhiqet nga bankomatët ndihma shtetërore prej 6,000 denarëve?


Qytetarët prisnin sot me orë të tëra në radhë para bankave, për të marrë informacion si dhe në çfarë mënyre mund ti përdorin gjashtë mijë denarët që ka ndarë qeveria. Punonjësit e bankës iu shpjeguan qytetarëve se ata mund të tërhiqnin para nga bankomatët në vend që të prisnin në radhë.

Këtë mëngjes, paratë e destinuara për masën “Blej produkte vendore” u transferuan në llogaritë e 280 mijë qytetarëve. Qytetarët thonë se me paratë do të mbulojnë ndonjë faturë, ose do të blejnë produkte ushqimore. “Dikush më tha se mund të nxirren e dikush tha jo. Nuk ka kush na tregon, nuk mundem të hyj në bankë. Pasi mund t’i nxjerr mirë është, pse nuk na kufizojnë vetëm në prodhime vendore, mund të paguaj fatura, të bëj diçka.”

“Po duhet t’i marr, do marr diçka për të ngrënë, çfarë të marr tjetër”.
“Ende nuk jam, duhet të pyes në sportel. Pak janë, por mirë është, të hamë diçka, të blemë për në shtëpi”.
70,000 qytetarë kanë paraqitur ankesa, duke vlerësuar se i plotësojnë kushtet dhe nuk janë në listën e qeverisë.

Ankesat që arrijnë në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë janë duke u shqyrtuar në mënyrë aktive. Rreth 70,000 ankesa kanë arritur deri më tani. Për qytetarët, ankesat e të cilëve janë pranuar, të dhënat e tyre do të përditësohen dhe publikohen në faqen e internetit “Blej produkte vendore – thonë nga Qeveria e RMV-së.

Prindërit e vetëm, artistët dhe artistët e estradës do të marrin paratë deri në fund të kësaj jave sepse listat ende nuk kanë përfunduar. Qytetarët që nuk kanë llogari bankare do të duhet të hapin llogari tjetër në bankën ku shpërndahen. Mbetet e paqartë deri kur bankat do të jenë në gjendje të hapin nën-llogari dhe në çfarë mënyre, për ata qytetarë, llogaria e të cilëve është bllokuar për arsye të ndryshme. Qeveria nuk shpjegoi as sot pse në momentin e fundit nga “Blej produkte vendore” masa u shndërrua në blerjen e produkteve të ndryshme dhe dhënia e mundësisë qytetarëve të shpenzojnë para për ato gjëra që dëshirojnë, megjithëse kjo masë u njoftua me qëllimin e vetëm për të rritur prodhimin e kompanive vendore.