Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, ka reaguar zëvendësministri i MD-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dushi ka publikuar një fotografi me anëtarë të kësaj partie, derisa i ka vënë një mbishkrim që lidhet me vendimin e Kushtetueses.
“Opozita punën e tyre, gjykata punën e saj, e ne, Lidhja Demokratike e Kosovës, punën tonë ✌”, ka shkruar Dushi.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.
Vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, thuhet në vendimin e Kushtetueses.