Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni


Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL BS (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) ulen për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rriten për 0,50 denarë/litër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga mesnata EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 60.50 denarë për litrë, ndërsa EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 62.50 denarë.
Dizeli do të shitet për 53.00 denarë, ndërsa Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 53.00.