Gashi: “Shpalleni Sylën person Non-Grata”


Blerim Gashi

Padi kunder Valon Syla,
te nderuar bashkatedhetar kudo qe jetoni dhe veproni, pas perhapjes se urrejtjes dhe ofendimeve te vazhdueshme qe per vite me rradhe ben kunder Diaspores Shqiptare i vetquajturi Analist, Valon Syla, ndjej obligim moral separi ndaj Prinderve te mije, familjareve te mije dhe gjithe Shqiptareve kudo qe jetojne dhe veprojne ne diaspore, qe te organizoj marrjen e disa masave kunder ketij personi.

1).Organizimin e nje Peticioni Online, me ane te se cilit ju bejme thirrje te gjitha Mediave ne Kosove qe te bojkotojne te larte permendurin!
2).Ti drejtohemi Ministrise se Diaspores me nje Shkres per rastin ne fjale, nga e cila edhe do te kerkojme nje prononcim!
3).Ta shpallim Person Non Grata ne Kosove dhe kudo ne troje Shqiptare!
4).Ngrem Padi ne Gjykaten vendore, neser do te Angazhojme nje Avokat per kete qellim,
Padi per,
*nxitje te urrejtjes,
*ofendim kolektiv
*perqarje

Te gjitha ata qe jane dakord me veprimin tim ju lutem me shkruani ne menyre qe te tregojme qe me te vertet ne “Gernaqat” e Diaspores dijne edhe te ndihmojme dhe financojme familjet tona ne Kosove, dijme te ndijmojme dhe mbrojme vendin tone, por dijme, dojme dhe do ta mbrojme edhe dinjitetin dhe krenarin tone!
Me te mira,
Blerim Gashi