Varianti i ri i COVID/ Ndalojnë fluturimet me Gjermaninë, Italinë…


Një varianti i ri i COVID-19, i zbuluar pak ditë më parë në Britaninë e Madhe ka sjellë që shumë shtete të marrin masa e të ndalojnë fluturime.
Sipas BBC, ditën e sotme Irlanda, Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë marrë menjëherë masa, duke ndaluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, teksa të njëjtin vendim po e diskuton edhe Franca. Masat ndryshojnë dhe fillimisht janë përgjithësisht afatshkurtra.
Një takim i BE do të mbahet të hënën në mëngjes për të diskutuar mbi cështjen. Varianti i ri është përhapur shpejt në Londër dhe Angli Jug-Lindore.
Kryeministri Boris Johnson prezantoi të shtunën një nivel të ri të niveleve të katërta të kufizimeve për ato zona, duke hequr një zbutje të planifikuar të rregullave gjatë periudhës së Krishtlindjes për miliona njerëz.
Zyrtarët e lartë të shëndetësisë thanë se nuk kishte prova që varianti i ri ishte më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po provonte të ishte deri në 70% më i transmetueshëm.