Lajm i keq: Prishet frigoriferi, shkatërrohen qindra doza të vaksinës anti-Covid


Qindra doza të vaksinës kundër COVID-19 dyshohet të mos janë më të përdorshme në një spital në Britanin e Madhe, pasi pajisja frigoriferike që i konservonte ato pësoi një defekt.

Spitali i Harborough në Rushten të Northamptonshire, kishte rreth 975 doza të vaksinës së Pfizer, që ashtu siç është thënë më herë duhet të ruhen në një temperaturë -75 gradë Celsius.

Qendra shëndetësore ishte përzgjedhur si një ndër klinikat që duhet të kryente vaksinimin kundër koronavirusit për personat mbi 80 vjeç.

Disa pacientë e morën vaksinën të mërkurën në këtë spital, por të tjerë që qëndruan në radhë në ditën pasardhëse u njoftuan se nuk kishte më asnjë dozë. Është ende i paqartë numri i saktë i dozave të vaksinës që kanë humbur nga kjo avari.