‘Pse nuk i kreh kurrë flokët?’, kryeministri Johnson i jep përgjigjen epike gazetarit


Kryeministrit britanik, Boris Johnsonit, i është bërë një pyetje e sikletshme nga një gazetar gjatë një vizite në Bolton.
Gazetari tha se i ishte lutur e ëma ta pyeste kryeministrin pse nuk i kreh flokët pasi përfaqëson vendin.

Kryeministri e mori me të qeshur pyetjen dhe tha se i kreh flokët, madje një krehër e mban në zyrë.
“Mund të të them që i kreh flokët, madje kam dhe një krehër në zyrë. Të lutem përcilli mamasë urimet më të mira për Krishtlindje nga unë dhe ndjesë për flokët e mi. Bëj më të mirën për to por kështu i kam”, u shpreh Johnson.