Vetëm sot 41 aeroplanë aterojnë në “Adem Jashari”: Mbi 6 mijë mërgimtarë vijnë në Kosovë


Mërgimtarë nga e gjithë bota ja kanë mësyer atdheut të tyre për festat e fundvitit tek familjarët e tyre, interesim i jashtëzakonshëm është parë brenda 48 orësh nga diaspora.

Vetëm gjatë ditës së sotme, 41 fluturime do të realizohen nga Zvicra dhe Gjermania drejt Kosovës ka njoftuar drejtori i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi.
“Sfida e jashtëzakonshme e pandemisë – turizmi i diasporës. 26 fluturime nga Zvicra vetëm sot për të arritur në Aeroportin e Prishtinës. 15 fluturime të tjera nga Gjermania. Ditëve në vijim: dhjetëra mijëra njerëz tjerë do të arrijnë në aeroportet e Shkupit ose Tiranës ose përmes veturave e autobusëve”, ka shkruar Selimi.

Ndërkohë, Gazeta Metro ka mësuar se nga këto 41 fluturime në Kosovë do arrijnë mbi 6 mijë udhëtarë nga vendet e Evropës.
Po ashtu, interesim i jashtëzakonshëm të mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë është edhe me vetura, ku kolona të gjata janë krijuar në kufirin Kroaci-Serbi dhe Serbi-Kosovë.