Java që vjen pritet të jetë një javë ku do të dominojnë lobimet dhe bindjet ndaj shteteve të cilat akoma janë skeptike ndaj proceseve integruese për Maqedoninë. Athina zyrtare njofton se letra për tërheqjen e të gjitha kundërshtimeve nga pala greke për maqdoninë do të firmoset të dielën kurse të hënën pritet që e njejta ti drejtohet BE-së dhe NATO-s, dhe më këtë Greqia do ta përfundojë obligimin e saj për këtë faze.
Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se marrëveshja hap rrugën historike , dhe Berlini Zyrtar situatën e finalizimit të marrëveshjes do ta ndjekë me shumë interes, me atë që Gjermania si aleat mik i Maqedonisë qëndron fuqishëm pas hapave eurointegruese të vendit. Qeveria gjermane ka rekomanduar hapjen e bisedimeve me BE-në.
Në letrën e qeverisë gjermane drejtuar Bundestagut thuhet se bilanci i reformave që u realizuan në Maqedoni janë tregues i qartë që që janë pjekur kushtet që Maqedonia të merr ftesë për anëtarësim në NATO sidhe të merr datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
“Miratimi i caktimit të datës për fillimin e bisedimeve do të jetë sinjali I vetëm pozitiv për qeverinë e Maqedonisë, e cila është tejet e fokusuar në ecurinë e procesit reformator karshi presioneve politike nga brenda dhe jasht…Megjithatë pjesa e kushtëzuar duhet patjetër që të mbesi deri në realizimin e plotë të rekomandimeve dhe vërejtjeve që ka BE për ecurinë e reformave në disa nga dikastere”.
Në ndërkohë edhe parlamenti i Hollandës vendosi që ti jep dritë jeshile Maqedonisë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Nga ambasada Hollandeze theksojnë se Hollanda përshëndetë zhvillimet pozitive të Maqedonisë.Kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian mbetet Franca, ambasada e së cilës thotë se kjo situatë është shumë e ndjeshme.Ambasada e Francës njofton se vendimin përfundimtar do ta shpalosë vet presidenti francez, në samitin e Këshillit Evropian më 29 qershor.
Kreu I qeverisë së MAqedonisë Zoran ZAev, pret që pas demonstrimit të siç thotë manireve evropiane nga ana e pales maqedonase, mbështetje për vendin do të arrijnë nga të gjitha shtetet anëtare të Aleancës, e në veçanti edhe nga franca, të cilat së bashku me Hollandën llogariten si kundërshtaret e fuqishme për zgjerimin e ri, sepse fillimisht duhet të ndodhin procese reformatore në vetë unionin, dhe më pas edhe pranimi I anëtareve të reja.
Frank shauzberger, këshilltari special I komisarit për zgjerim I BE-së Johanes Han konsideron se vendet anëtare të BE-së a parasëgjithash vendet skeptike dhe ato që po e ngecin procesin, Franca, Hollanda, dhe pjesërisht edhe Gjermania, në SAmitin e rradhës të Unionit javën që vjen duhet ta pranojnë progresin e arritur sidomos pas nbëshkrimit të marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës, dhe me këtë ti japin vizë për fillimin e bisedimeve me BE-në.
Edhe sekretari I përgjithshëm I NATO-s Stoltenberg, ka ripërsëritur se në Samitin e Qershorit , pritet që MAqedonia të ketë ftesë për fillimin e bisedimeve me Aëeancën. Këshilli I Evropës për punë të përgjithshme pritet wë të hënën dhe ditën e martë të bëjë shqyrtimin e fillimit të bisedimeve të Shqipërisë dhe MAqedonisë , ndërsa konfirmimi I plotë do të bëhet ditën e enjte në mbledhjen e shefave të shteteve dhe qeverive anëtare të Unionit.