Pompeo: Sistemi rus C-400 është kërc*ënim për ushtrinë dhe teknologjinë ushtarake të SHBA-së

Sistemi rus C-400 paraqet kërc*ënim për sigurinë e ushtrisë dhe teknologjisë ushtarake të SHBA-së, deklaroi sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo para kolegut të tij turk Mevlud Çaushoglu.

Sipas Pompeos, sistemet ruse, të cilat i ka blerë Turqia, do t’i mundësojnë, gjithashtu, qasje Rusisë deri tek forcat e armatosura turke dhe industrisë së saj mbrojtëse.
Sekretari amerikan i shtetit i kërkoi Çaushogllut të zgjidhë çështjen C-400 në mënyrën që është në përputhje me “historinë tonë dhjetë vjeçare në sektorin e mbrojtjes”. Ai gjithashtu i bëri thirrje vendit të angazhohet në obligimet e NATO-s për furnizimin e armëve që i shërben ndërveprimit.

Në të njëjtën kohë, Pompeo siguron që qëllimi i sanksioneve të Uashingtonit është të parandalojnë Rusinë që të fitojë “të ardhura të konsiderueshme” dhe të mos dëmtojë aftësitë ushtarake të Turqisë ose gatishmërinë e saj lu*ftarake.