Sara Hoxha: Kaluam në sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të mrekullueshme që dikush mund të ketë në jetë


Ata së fundmi janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura në rrjetet sociale e në faqet rozë.
Fjala është për reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxha, të cilët ditë më parë u bënë prindër të një vajze të quajtur, Poem Blu.
Krahas Ledrit një reagim për të bijën e ka bërë edhe Sara, duke ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta.

Ajo ka publikuar një fotografi përkrah Ledrit para se Poem të vijë në jetë dhe një të vajzës së tyre.
“Ne kaluam në sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të mrekullueshme që dikush mund të ketë në jetë. Poezi Blu Vula. 14.12.2020”, ka shkruar ajo.
Të njëjtit momentalisht janë në Gjermani, në vendin ku edhe Sara solli në jetë të bijën.
Poem Blu Vula erdhi në jetë saktësisht të hënën (14 dhjetor).

https://www.instagram.com/p/CI3hMlXHtJ3/?utm_source=ig_web_copy_link