Pendarovski: Të nxjerrim mësime, mund të kemi pandemi tjetër!


Presidenti i shtetit , Stevo Pendarovski në fjalimin e tij vjetor para Kuvendit theksoi se vendi muajve të fundit ka pasur sfida të mëdha me pandeminë dhe se struktura shëndetësore e brishtë në vend e ka bërë edhe më të vështirë luftën ndaj sëmundjes Covid-19.

“Rrënimi i strukturës shëndetësore me dekada mundë të kontribuonte për rezultate edhe më të rënda, po të mos ishte angazhimi natë e ditë i ushtrisë, policisë, punonjësve shëndetësore dhe mijëra vullnetarëve. Detyra jonë e parë dhe më e rëndësishmja që na pret neve si shtet menjëherë pas vendosjes në kontroll të pandemisë është të bëjmë analizë të thellë për funksionimin e sistemit tonë juridik, ekonomik viteve të fundit, të nxjerrim mësime dhe të vendosim në rregull të gjitha sistemet që dështuan sepse askush nuk e di nëse ndonjë pandemi e re do të na pret në pjesën tjetër të historisë”, tha Pendarovski.

I pari i shtetit njoftoi se do të inicojë debat publik për përpilimin e ligjeve për gjendje lufte dhe gjendje krize, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të krizave.
“Në pjesën e kompetencave të mia, në fillim të vitit të ardhshëm do të inicojë debat publik që do të duhet të jep kontribut për përpilimin e ligjeve për gjendje lufte dhe gjendje të jashtëzakonshme dhe kornizë juridike për gjithë sistemit për menaxhim të krizave”, deklaroi mes tjerash Pendarovski.