A do të mbahet provimi i maturës shtetërore? Ja si përgjigjet Carovska


Pyetjet dhe programet për provimin e maturës shtetërore janë thjeshtësuar dhe po harmonizohen me kushtet në të cilat do të zhvillohen provimet këtë vit shkollor, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

E pyetur për reagimet në rrjetet sociale nga grupe nxënësish që kërcënojnë të bojkotojnë orët “online” dhe kërkojnë uljen e numrit të lëndëve në të cilat do të hyn në provim, Carovska tha:

“Matura është e detyrueshëm jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet e rajonit dhe në vendet e zhvilluara të Evropës. Ne jemi plotësisht të përgatitur që provimi i maturës të bëhet në një mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt, me konceptimin e harmonizuar me shoqatat zyrtare të nxënësve të shkollës së mesme dhe maturantëve që ishin në në takim zyrtar në Ministri. Programet janë thjeshtësuar, sikur se pyetjet, në përputhje me kushtet në të cilat do të zhvillohet matura”, tha Carovska.