Shermine Mamuti ka shkruar në facebook për sfidat në udhëheqjen e shtëpisë së pleqve Milica!
Mamuti shkruan:
Sot, plot 10 vite që e udhëheqi Shtëpinë e pleqve Milica.
A ka pasur sfida? Po, shumë bile!
A ka qenë e vështirë? Po, shumë herë ka qenë. A ka pas momente të bukura? Po, ka pas…
SEPSE pronarët më besuan, dhe i respektuan vendimet e mia gjithmonë. 10 vjet u mundova të jemë e suksesshme, frytdhënëse, humane, të mbaj barazpeshën dhe para së gjithash tua paguajmë hakun punëtoreve para se tu thahet djersa.
U mundova të gjithë të jemi të kënaqur jo vetëm unë.
U mundova të sjell korrektësi në këtë sferë!
Sepse isha e vetmja shqiptare në këtë veprimtari ndjeja që kisha edhe një mision tjeter: në mënyrë të denjë ta përfaqësoj përkatësin time etnike.
Dhe nuk i harova në asnjë moment fjalët e nanës: PARA SE TË JESH DREJTORESH DUA TË JESH NJERI! MOS U HABIT PAS PARASË POR PAS NEVOJAVE TË NJERËZVE!
Këtu shfrytëzoj rastin tju falënderoj të gjithve që ishit pjesë e përkrahjes deri tani! Faleminderit shumë Sonja!
Vazhdoj …