Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Këtë e njoftoi në konferencën për shtyp kryeministri Zoran Zaev.
“Gjendemi para një sfide të re në luftën tonë me pandeminë të shkaktuar nga Kovid-19. Qeveria ka sjell vendim që të pranoj rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Masat do të hyjnë në fuqi më 18 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 20 janar në mesnatë, me qëllim që të shmanget rritje e të infektuarve me Kovid-19. Masat kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës të objekteve hotelierike, grumbullimi i më shumë personave në hapësira të hapura dhe të mbyllura në prag të festave të fund-vitit, e kështu me radhë”, deklaroi Zaev.
Ai tha se Qeveria ka sjellë vendim që objektet hotilerike të punojnë deri në orën 18:00.
“Qëllimi është që të durojmë edhe pak dhe të mos lejojë se për shkak festimeve të rrisim numrin. Masa e mban emrin ‘Festo me përgjegjësi’. Ne si qeveri e përgjegjshme e cila ka në plan të parë shëndetin e qytetarëve po ndërmerr këto masa”, tha më tej Zaev, duke apeluar që këtë vit të festohet me përgjegjësi.
Ndërkohë, Maqedonia nuk ka diskutuar dhe nuk vendos test PCR nëpër kufijt për shtetasit e huaj dhe ata të vendit. Ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe tha se gjendja me kovid-19 është stabile por edhe më tej është numri i madh i rasteve të reja dhe i personave të shtruar në spital. Numri i të shtruarve në të tërë shtetin është mes 1300 dhe 1500 ndërsa janë të lira edhe 150 shtretër.
“Analiza e djeshme e R0 faktorit dha trende pozitive dhe është 0.95 por është diçka e cila nuk na le të lirohemi, dhe të lejojmë që një qasje e tillë ta përkeqësoj situatën. E ndjekim situatën në rajon, atje ende ka numër të madh të personave të diagnostifikaur edhe të vdekur”, tha Filipçe.