Profesori dhe drejtori i Klinikës së Përgjithshme të Patologjisë të “Errikos Dunan”, Antonis Dimitra kopoulos përshkruan vështirësitë, presionin dhe ditët më të mbingarkuara në spital për shkak të COVID-19. Ai përshkruan ditët si mjek në klinikën e pacientëve të shtruar me Covid, ku thekson se pacientët janë në luftë për jetën dhe mjekët me presionin për t’i shpëtuar, shkruajnë mediat greke.
“Duhet të ketë ditët më të hidhura. 90 pacientë mjekohen çdo ditë. Regjistrohen dhjetëra vdekje, ndërsa vijojnë shtrimet e pacientëve në intubim. Një pasdite shtretërit ishin plot, në ICU janë mbajtur pacientët 36 orë, deri sa u gjet një shtrat në klinikë.
Kemi pasur shumë pacientë, kryesisht të moshës, 45-60-vjeç, disa prej të cilëve me fëmijë të vegjël që na prekni zemrën me fjalët,- të lutem doktor shpëtomë kam fëmijë për të rritur. Fjalë që të thyejnë zemrën. Pra nuk kemi vetëm të moshuar në spitale, kemi pasur të rinj dhe pa faktorë të tjerë rreziku, përveçse në disa raste që ka qenë mbipesha”, thotë mjeku.
Gjithashtu ai përshkruan edhe mangësitë në burime njerëzore me të cilët po përballen spitalet, teksa shton se ndërsa numri i të prekurve rritet, mjekët specialistë, pneumolog, infermierë me përvojë mungojnë më shumë në spitalet jashtë qendrave të mëdha.
“Ka një boshllëk mjekësh në spitalet e qyteteve të mëdha. Ne në Athinë jetojmë në një realitet tjetër. Por spitalet në qytete të vogla të Greqisë kanë nevojë për ndihme, kryesisht për specialistë dhe infermierë me përvojë”, shprehet ai.