Covid-19: Dje është regjistruar viktima më e re në moshë


Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor prej sot fillon hetimet për pacientin 28-vjeçar, i cili vdiq nga Kovid-19 më 8 dhjetor. Deri më tani ISHSSH ka inicuar 25 hetime të jashtëzakonshme për të gjithë pacientët më të rinj. Mbrëmë nga gjithsej 28 viktima, është regjistruar viktima më e re në moshë në vendin tonë, që ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Cvoid-19, bëhet fjalë për një 22-vjeçare nga Shkupi.

Numri i përgjithshëm i të personave të diagnostikuarme Covid-19 në vend tashmë ka shkuar në 70.883, numri i pacientëve të rikuperuar është 47364, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 2051. kurse aktualisht vendi ka 21.468 raste aktive. Në vendin tonë trajtim spitalor po marrin gjithsej 870 pacientë, të dyshuar ose të diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve 499 trajtohen në spitalet e Shkupit.

Lidhur me trajtimin e Covid-19, në periudhën e fundit theksohet efektiviteti i ilaçit ivermektin, i cili aktualisht përdoret në formë pluhuri për trajtimin e kafshëve. Prof. Dr. Dragan Danillovski pret që së shpejti ky ilaç të jetë i disponueshëm në vendin tonë, në formë tabletash për njerëzit. Ai vuri në dukje se ilaçi, përveçse ndihmon në trajtimin e pacientëve me Covid-19, ka edhe një efekt profilaktik.

“Ivermektin është përdorur që nga marsi në Australi, Zelandën e Re dhe vendet e Lindjes. Nëse shikojmë nivelet e vdekshmërisë, do të shohim se kudo që është përdorur ivermektina, shkalla e vdekshmërisë është më e ulët”, Dr. Danillovski. Ai beson se ivermektina do të jetë një kthesë e madhe në trajtimin e pacientëve me Covid-19.