Hoxha: Ministria nuk vendos çmimet e shitjes së duhanit, është vetëm monituruese

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha i ftuar në “Brifingun” e sotëm në “Slloboden Peçat”, ka folur rreth problemit të fundit sa i përket shitjes së duhani dhe për protestat e duhan prodhuesve për shkak të çmimit të lire.

Ministri Hoxha ka deklaruar se shkakë për çmimin e ulët të duhanit është kualiteti i saj.

Gjithashtu, ministri Hoxha deklaroi se Ministria e ka rolin vetëm të monitorimit të situatës, ndërsa çmimet e shitjes së duhanit i rregullon ekonomia tregtare, në rastin konkret kompanitë grumbulluese private.