Një qytetar nga Prishtina, i cili ishte infektuar me koronavirus, ka treguar se sa i ka kushtuar shërimi nga COVID-19 atij dhe nënës së tij, e cila po ashtu ishte e prekur me këtë virus.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se për barna, analiza, shpenzime të infermierit dhe për aparat të oksigjenit kanë shpenzuar rreth 2 mijë euro, duke ofruar si dëshmi edhe faturat.
“Derisa shpenzimet jane 1.444,70 euro për barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit + 50 euro aparatit të oksigjenit, pra në total rreth 1.890 euro. (ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura)”, ka shkruar tutje ai.
Këto shpenzime thotë se po i publikon për t’iu treguar përgjegjësve të shtetit se sa i kushton një familje shërimi në shtëpi, derisa i ka pyetur nëse kanë menduar për këta persona kur e kanë hartuar Ligjin për Rimëkëmbje.
“Kur e bëtë ligjin për rimëkëmbje a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtëpi pasi që spitalet janë plot”, thuhet në postimin e tij.