Kryeministri izraelit Netanyahu: Kam besim në vaksinën Pfizer dhe do të jem i pari që do të vaksinohem

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të jetë qytetari i parë në Izrael që do të marrë vaksinën kundër Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Netanyahu, i cili shprehu besim për vaksinën dhe do të jetë një model për qytetarët e tjerë.

“Kam besim në vaksinën Pfizer dhe do të jem i pari që do të vaksinohem, të jem një model për pjesën tjetër”, tha Netanyahu. Korporata e Transmetimit Izraelit tha se një avion mallrash mbërriti nga Belgjika në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, afër Tel Avitit, me 100 mijë doza në bord.

Gjithashtu, një grup tjetër prej 500 mijë dozash pritet të mbërrijë në ditët e ardhshme si dhe 1 milion vaksina të tjera në javën e ardhshme.